"ZAMBAKU I GJAKOVĖS"SEBAHATE BYCI

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: "ZAMBAKU I GJAKOVĖS"SEBAHATE BYCI

Mesazh nga shaban cakolli prej Thu Nov 12, 2009 5:47 pm

UNĖ E TI NJĖ RELAKS

Poemė

I

Mashtrimit ia vura nėnkėmbėzėn,
Pėr ta shpėtuar harresėn,
Se ti u zure me tre,
Pėr qėllimin,
Pėr trishtimin...
Qė tė largohesh e tė thuash:
- Jo unė s’pata faj!
Sherri tė zuri pėr krahu,
Bashkė me hijen ndjekapase.
Theu qafėn sakaq si ora,
Qė pėrcjell kohėn me trishtim.
- Po, po! Ti pate faj,
Sherr - ti hija jote ndjekapase...!

II

Nė mua gjej udhėtimin,
Me mendimin e bartjes,
Ego nė rrugėn e pafaljes,
Mike e dashuruar?!
- Pse nuk del nga vetvetja?!
Me dashuri, me miqėsi,
Qė nė mua ta gjej prapė,
Udhėtimin me mendimin e bartjes sė Egos,
Zvarrė...!

III

Unė e di,
Se Ti mė sheh!
Pa frikė -
Pa urrejtje...
Numėroj minutat nė kotje,
Si hije e trajtuar,
E njeriut me kohė tė mjaftueshme...!

IV

Njė mori damarė akujsh,
Fundosen pa shpresė,
Nė verėn e kaluar-skllotė,
Nė thellėsinė e syve tė Tu...
Ēfarė tradhėtie!!
Nėntori i kaluar,
Prej detit tė gjerė nė oqean,
Ku loti pėrplaset me dhimbje,
Te ti,
Zotėrotja ime...!

V

Ēdo gjė qė bėra,
Ishte me kast.
Ēdo kast qė vura,
Ishte njė rast.
Pahirin e trazova,
Tė iki nga rruga ime,
Pa pėrftyrime,
Syrgjyn gjallė,
Ti,
Vetmia ime...

VI

Shkoi,
Po,
Po,
Shkoi...
Me frymėn pa ndryshim,
Nė mall tė pasosur,
E shtėrngimin tėnd,
Shtrydhje.
Fus nė duart,
Qė bashkė me mua,
Shkon,
Po,
Po,
Shkon...
E mė kurrė nuk vjen!
Dashuri ėshtė aroma jote,
Ėshtė aroma ime,
Kur era mė shtrydhė,
Dua e s’dua unė!
E me tretjen tėnde,
Mbi supet e mia,
Me Diellin,
Prapė se prapė,
Do tė jem si me Ty...

VII

Nė vendin ku uleshim,
Nuk ulem dot.
Nė hotelin e pritjes,
Fluturim e krahėkėputur,
Pres shkuarjen me Ty -
Pa Ty tė nisem -
Me Ty,
Pres kohėn,
Si njė herė qė shkoi...!

VIII

Unė edhe ti,
Mė duket me qeshim njėsoj!
Ti edhe qan si unė!
Ti,
Fatkeqėsia ime...
Ti,
Thithja e ajrit nė mushkėritė,
Ngazėllim qė ma ka ėnda,
Edhe kur nuk ndihem e uritur.
Te Ti qė shuhesh,
Nė lagėshtirė vese,
Buza e mėngjesit,
Ylli im i parė...!

IX

Nuk dua t’i dalloj njerėzit,
Nga hija me parametėr
Neuronesh -
Pėr ndėrrimin
Sikur mėngjesi mbrėmjes
Buzėqeshjen ia falė!
Shikimin e mikut
Ti
Shoqe...!
Nuk e mora nga ti
Pėrftyrimin e formės sė njejtė
Nė konture tiparesh,
Si tė gjithė nė njė mėnyrė,
- Trishtimit portėn.
Nuk ia hapi dot,
Lodhjen e sodis,
Nė qerpikun e gjysėmlėshuar,
Mė dukesh shumė i vogėl,
Ti ani i madh
Sa qudi!?
Nuk dua tė tė shoh gjysėm...!

X

Ka njėzet e shtatė vjet,
E mė shumė...
Kisha krahė,
Kisha gėzim.
- Pėrse nėnė, vajin ma dhurove?
- Nuk dua tė qaj,
- Nuk dua tė qesh,
Kur vetėm Ti do!
Bebėzėn e syrit ta fala,
Ti,
Drita ime,
Edhe nė natėn pa Hėnė,
Ti,
Rrezja ime,
Diell!
Ti,
Shkėlqimi im SUPERNOVE...!

XI

Ti ecė me mua,
Tė bart si hijen time.
QUDI!
Tė bart rėndė...
Me QUDINĖ!
Jo gjithnjė me mua
QUDITEM edhe vetė,
PSE?!

XII

Tradhėtinė nė mua,
Kot e ke ta gjesh.
Bashkėshortin,
Shumėherė,
E zgjova nga kllapimi...
Shko - ik!
E nė fund!
Ikja isha vetė!
Vetė krenaria ime,
Unikat nė ndarje,
Si pranvera pink...!

XIII

Me tiparet e mia,
Tė bukurisė sė thjeshtė,
Puthi artin e natyrės,
Pa konture.
Lodhjen nė kohė,
Rrudhė e dashjes pa dashje,
Vitet nuk i ndjej nė shpinė...
Bartje,
Lavdėruar qoftė arti i shpirtit Zot,
O Zot i madh,
Ti,
Mbėshtetja ime,
E para,
E fundit,
Me ndėrgjegjen zemėrplot...
Sa shumė tė falem Ty,
Qė mua ndoshta si dhuratė
Mė solle!

XIV

Kur tė thuash se tė dua,
Pėr inat,
Nuk u desh tė ikėsh.
Bashkė me ėndėrrėn,
Gjumin ēdo mbrėmje e thėrras,
Me qerpikun tėnd tė mbyllur,
Dhe saora fjetja ime
Shekullore
Me humbjen e kristaleve,
Pasqyrė pėrftyrimesh,
Me mijėra halle...
Quditėrisht,
Mori ėndrrash shqelmohen,
Nga zemra e coptuar...

XV

Lagėshtirė,
Ujė,
Qullė...
Ndjeva nė mua.
Dikush mė tha:
- Ishte shkėlqimi
Pa shushurimė,
Ishte e jona
Kėnaqėsi nė amshim.
E unė -
Unė u largova,
Ani qė Ti atė ditė,
Nuk deshe.
Mos harro!
Fe - ani 1 ėshtė vetėm imi
Si Marathonomaku...!

XVI

Dyshemesė nė shtėpinė e madhe,
Tė shkronjave tė bashkuara,
Inatin ia hoqėm...
Plot shprazje -
Pa gjėmim...
Me dridhje,
Plot gėzim...
Dritė aty,
Dritė kėtu,
Portė e mbyllur me ēelės.
Ēelės...
Hekur anė e mbanė,
Ani - de,
Mirė, - thashė,
Ti dashuria ime,
E imja e madhe,
Dhuratėn ndarje
Ta futa nė pakon e pakthimit...!

XII

Jeshil nuk pikturoj,
Qudi,
Shumė herė nuk dua,
Ngjyrė kafeje,
Po, po...
Do tė gjesh nė mua.
Jo,
Nė shpirt,
Jo,
Aty gjithmonė jeshil,
Po nė sytė qė nuk i do.
Ata qė s’janė tebdil,
Mė tha se makiaton,
Ty ta ka ėnda.
Hyr nė sytė e mi,
E mbete nė zemėr brenda...

XIII

Sihariq krahėrori im,
Tradhtia dėshtoi...
Gjiri im,
Gjoks plot Nėnė e birit.
Vetėm pėr tė
Gėzoj...
Sihariq,
Krahėrori im,
Sihariq,
Sihariq...
Ngrohtėsi e ngjeshur
Nė mua
Sa e lumtur u bėra sot...

XIX

Rrugės sė shkuarjes
Vij prapė,
Shkoi anash
Nė vėmendje,
Se dorėn nėn ngricėn
Lypje
Se lėndoi dot...
Zemėr,
Mbaje lotin!
Unė e ti jemi syshkruar,
Si kafeja
Buzė liqenit tė kaltėr...!

XX

Mos mė prit nė heshtje
Me muaj
Se pranvera gati erdhi,
Nė trupin e ledhatimin tim.
Lėvizje tė tjera nuk dua tė ndjej.
E rrethuar nė pritje,
Njė vit e mė shumė,
Pres pranverėn
Tė mė marrė me vete.
Bashkė
Ikjen time -
TI,
Ikjen tėnde -
MUA,
Unė e Ti gjithmonė
Ikje nė pakthim...

XXI

Pesėdhjetė-a janė shumė?
- Jo, - tha dashuria.
- Jo, - the Ti!
- Po, - thashė unė.
- Ehhhhh?!!
Gjysėmfillimi nė mbarim.
Gjysėmmbarimi nė fillim.
Ehhhhh?!! - pėr mua.
Ehhhhh?!! - pėr Ty!

XXII

Ti nuk e gjete fillimin,
Nė oshėtimėn pas heshtjes.
Ti nuk ndjeve oshėtimė...
Ehoo - je si nė mal!
Krenaria ma shtoi
Bukurinė.
Oshėtima ime,
Vėrtetė
Ti kala e shembur,
Vese plot e pėrplot,
Lagėshti - qullė nė mua...

XXIII

Nė rrugėn gri tė Vjeshtės,
Nga trishtimi
Gjethet e blirit heshtin...
Nėn shkeljen e kalimtarėve,
Shkofshin nė pakthim...
Ata qė i prekin sensorėt,
E dhembjes gjer nė palcė!

XXIV

Mė mos mė prit
Tė trokasėsh nė portėn e dashurisė.
Nuk dua tė dėgjoj...
Jo,
Jooo!
Kam hedhur peliēen
Pėrmbi zgavrra tė veshėve,
Zhveshjeve nuk ua shtoi bukurinė...
Mos mė prit me ngricat,
Kristale flluskash
Nė liqenin e dashurisė sonė.
Ngricė,
Se unė vetėm me Diellin,
Do tė bėj Randevouz-mon Seniore...!

XXV

Unė nuk kam halle,
E nuk digjem.
Se s’kam zjarr
Nė veten time...
Me Ty dua
Djersėn e zhegės dashuri ta fshij
Djersė vullkani
Nė Ty
Djersė vullkani
Nė mua.
Unė e ti
Shpėrthim pa kontrolle,
Llavė flakė e kuqe
Ooo, bre! -
Si vetė gjaku...!

XXVI

Nė mbrėmje,
Unė jam unė
Nė origjinal,
Si tėrė dita vetė.
Nė mbrėmje
Pse,
Pse ta thėrras bukurinė!?
Me lapsin
Si vetė nusėria e moēme,
Nė kutinė e vjetėr
Mbuluar me merimanga,
Me tė kuq buzėsh
Kur buzėt
Kėshtuashtu
Si qershi
E si Molla e Kuqe i kam!
Deri edhe pas mbrėmjes
Kuq unė,
E,
Kuq Qielli
Nga perėndimi.
Aty ku me mua
Bie nė gjumė Dielli.
Unė kuq nga Ti
E ti kuq ndoshta
Nga marrja e heshtja,
Qė as vetė nuk e di
Pėrse!?
E unė po -
Po e di...!
avatar
shaban cakolli

Numri i postimeve : 90
Registration date : 16/10/2009

Shiko profilin e anėtarit http://faqet.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "ZAMBAKU I GJAKOVĖS"SEBAHATE BYCI

Mesazh nga shaban cakolli prej Thu Nov 12, 2009 5:47 pm

NĖ THELLĖSINĖ E NDJENJAVE

Nė thellėsinė e ndjenjave,
Tė kam,
Ty,
Kosovė,
Tė kam,
Ty,
Gjakovė...

Aty ku nėna mė dha gji,
Mallin kujtoj...

Kjo largėsi mė ka tretur
Diku thellė,
Nė mallin e Shpirtit tim,
Pėr Ty
Kosovė.
Nė mallin e Zemrės time
Pėr Ty
Gjakovė...

Rrugės sė mėrgimit,
Larg Vendlindjes,
Larg Gėzimit,
Thurė me kurorėn e vetmisė...!
avatar
shaban cakolli

Numri i postimeve : 90
Registration date : 16/10/2009

Shiko profilin e anėtarit http://faqet.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi