BEKIMI I SHEKUJVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

BEKIMI I SHEKUJVE

Mesazh nga shaban cakolli prej Mon Nov 30, 2009 6:25 pm

NEXHAT REXHA: BEKIMI I SHEKUJVE, BUKURESHT 2009
Teilen

Heute um 02:46

Bekimi i shekujve
E Merkure, 29-07-2009, 07:04pm (GMT+1)
NEXHAT REXHA: BEKIMI I SHEKUJVE, BUKURESHT 2009

Kėto ditė, nė bashkėveprim me Bashkėsinė Kulturore tė Shqiptarėve tė
Rumanisė, e pa dritėn e botimit nė Bukuresht, njė vepėr e re e poetit
kosovar, Nexhat Rexha, „Bekimi i shekujve”, i pėrkthyer nė gjuhėn
rumune nga autori i kėtij shkrimi, me njė medalion estetik tė poeteshės
Monika Mureshanu (Stolia e artė e poezisė shqipe), dhe pasthėnien e
eseistit Marius Qelaru, ka rreth 100 faqe dhe strukturohet nė tre
kapituj: Dalje nga Ferri i Dantes, Gjeografia e dhembjes dhe njė
kaptinė me poezi tė autorit nė gjuhėn shqipe. Titujt e lėndės poetike
qė del nė gjuhėn rumune (55 poezi), parathėnia, pasthėnia dhe
bibliografia e autorit dalin nė tė dy gjuhėt. Pėrndryshe, veprat e
autorėve shqiptarė dhe antologjitė e pėrbashkėta, gėzojnė fatin tė
prezantohen nė revista tė ndryshme letrare qė dalin nė njė tirazh tė
lartė (nė Bukuresht dhe provincė), gjė qė ndikon qė admirimi ndaj
Kosovės letrare tė depėrtojė gjithandej. Gjatė kėsaj vere pritet ta
shohin dritėn e botimit nė Bukuresht edhe dy autorė nga Kosova: Sabile
Keēmezi-Basha me vėllimin Anatomia e dashurisė dhe Hysen Kėqiku
(Melodia e pritjes), si dhe antologjia Nuset e fjalės me 5 autorė
rumunė dhe 5 autorė shqiptarė (Beqir Musliu, Miradije Ramiqi, Shaip
Beqiri, Sabile Keēmezi-Basha dhe Adem Abdullahu), pas tė cilės pasojnė
edhe antologji tjera me vargjet e Agim Vincės, Fehmi Ajvazit, Abdulla
Konushevcit etj. (



Dhembja kosovare e gėrshetuar me shpresė dhe qėndresė

MariusChelaru

Viteve tė fundit kemi patur kėnaqėsinė tė lexojmė krijime poetike tė
autorėve shqiptarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia apo nga anė tjera
tė botės, duke deshifruar nė to vlera tė ndryshme stilistike, tematike
etj. Kėshtusoj, kemi konstatuar se letėrsia shqipe mbėshtetet mbi vlera
tė mirėfillta nė tė gjitha pikėshikimet, duke “ndenjur nė kėmbė”, nė
Europė, jo vetėm pėrmes Ismail Kadaresė, ky i fundit njėri nga
shkrimtarėt mė tė mirė tė botės qė meriton tė lexohet, njėsoj siē
meritojnė tė lexohen edhe pėrkthimet e nėnshkruara nga Baki Ymeri,
edhepse pjesa dėrmuese e tyre u pėrkasin autorėve kosovarė, ndėr tė
cilėt, ja, edhe Nexhat Rexha me vėllimin e tij tė parė qė del nė Rumani.

Pėrnga pikėshikimi stilistik, Nexhat Rexha hyn nė Kėshtjellėn e Poezisė
me guxim dhe sukses, duke qėndruar mbi njė shkallė tė lartė vlerash
reale, duke konstatuar se nė vargjet e tij gjenden edhe disa elemente
tė cilat i japin impuls pėrforcimit tė forcės ekspresive, duke ia
mundėsuar njė diskurs poetik mė domethėnės. Nė kėtė kontekst, siē
dėshmon me poemat e kėtij vėllimi, autori rradhitet nė galerinė e
poetėve kosovarė pėr tė cilėt pavarėsia e Kosovės ėshtė njė objektiv i
planit tė parė, subjekt nė tė cilin gėrshetohen dhembjet e vendlindjes
dhe njerėzve tė tij, mitet e popujve nė rajon, tė cilat kundėrvihen e
ēiftėzohen nga rasti nė rast, sė bashku me tmerret, shpresat etj.

Kėshtu, poezia e tij graviton nė interiroritetin e kėtij territori
tematik, ndėrmjet poleve qė e pėrbėjnė historinė e pėrbujshme tė
rajonit dhe pavarėsinė e tij („njė ėndėrr e trishtuese/ qė fillon dhe
mbaron nė kolonėn/ me plagė qėndrese e lindje tė reja/ pėr njė ditė
pranvere/ nė Kosovė”). Nė vizionin e tij, atje njerėzit kanė pėrjetuar
njė „kohė apokaliptike”, por „ardhmėria ėshtė kėtu/ shihet nė ēdo
pėllėmbė/ tė kesaj toke enigmė”, njė vend qė, ndėrkaq do tė mbetet i
prekur nga e shkuara e pėrgjakur, jo vetėm e njerėzve por edhe e
atdheut me trupin „e kafshuar/ nė nėntėdhjetenėntė tmerre”. Ėshtė
vėshtirė tė bėsh fjalė pėr motive tjera nė poemat e zgjedhura nė kėtė
vėllim, historia, e shkuara tronditėse, dallgėt e luftės qė kanė
mbuluar ēdo gjė duke lėnė gjurmė mbi shekujt e njė trashėgimie
shtypėse: „tė gjitha rrugėt e Kosovės/ janė pėrmbushur me ankth e
mllef”. Dhembja kosovare e pėrfshin gjithė universion poetik tė
autorit, ndaj edhe po ndalemi mbi kėto aspekte qė zgjojnė kurreshtjen
tonė.

Qirinjtė e kėsaj toke gjithnjė kanė lėshuar dritė

Nė substrat mund tė flitet edhe pėr njė njė vizion tė autorit lidhur me
mėnyrėn nė tė cilėn vendet tjera („Europa”) e ka receptuar situatėn nė
brigjet e atdheut tė tij, duke e kundruar nė njėfarė mėnyre edhe sot e
kėsaj dite. Kėshtu, nė njė botė tė shtypur nga konfliketet interetnike
„me terrenin e shtruar nė rrugėt e ngushta/ andej e kėndej Urės sė
Ibrit”, ja, shkruan autori: „Ndėrlidhja epokale edhe kėsaj radhe/
mbetet pa finale”, ndėrsa Europa ėshtė njė vend i „testimeve pa
strategji”, ndėrsa Kosova, „pa gjumė nė kėtė imazh anemik”. Nė anėn
tjetėr, koha nė tė cilėn jeton autori ėshtė vizioni i tij, njė vizion i
„ironisė” nė tė cilin „heronjtė hahen mes veti”, apo „lėpijnė eshtra/
duke u rrokullisur”, nė kohėn kur „protagonsitėt e oborrit/ dergjen
para mikrofonave”; historia ėshtė „pa shpirt”, por njerėzit duhet ta
kuptojnė, thekson autori, ngase atėherė kur derdhet gjaku, vetėflijimi
bėhet „domosdoshmėri”. Kjo, madje edhe nė kohėt tona, ligjėron
poetikisht Nexhat Rexha: „Qirinjtė e kėsaj toke/ gjithnjė kanė lėshuar
dritė”, ndėrsa, nė „polin” tjetėr, „shėtisnin trotuareve shkelėsitė/ pa
ndėrgjegje nėpėr shekuj”.

Nėse do tė pėrfitojė me kohėn forcėn e shprehjes qė do ta rradhiste
pranė disa poetėve tė famshėm kosovarė (njė pjesė tashmė e pėrkthyer te
ne), mund tė vėrejmė nė kėtė vėllim, njė plus lidhur me disa shprehje
si: „paqa e ftohtė tymon Gėrmadhat me pamjen e mureve arkaike”; „kur ka
rėnė Troja/ Odiseu e ka kalėruar kohėn e humbur”; „derisa i lodhėm
buzėt pėr njė jetė”; „librin e buzėqeshjes”; „telegramat e shtypjes
vrastare”; „ta zė lotin e dritės nė supe” etj., elemente me
origjinalitet dhe unitet tė mirėfilltė tematik. Kėto duke i thėnė, mund
tė konkludojmė se autori shkruan njė poezi nė pėrkufizimet e lirikės sė
„angazhuar”, ngase e shkuara pėr tė don tė thotė njė varg i gjerė
luftėrash pėr pavarėsinė e vendit („ku-ku pėr ne/ sa shekuj jemi pre”),
ngase ka pėrjetuar kohėra kur vendi i tij kishte „gjuhėn e luftės”, por
nė tė cilin edhe „malli e ka mundur indiferencėn memece/ nė kohėn kur
plagėt kullojnė qelbin e kohės sė shėmtuar”, ndėrsa ardhmėria don tė
thotė shpresė dhe qėndresė. Kėshtu pra, falė Baki Ymerit, njė vėllim i
ri i njė poeti kosovar, vjen ta pėrmbushė, para lexuesitrumun,peisazhi
e lirikės shqipe.



avatar
shaban cakolli

Numri i postimeve : 90
Registration date : 16/10/2009

Shiko profilin e anėtarit http://faqet.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi